web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politikani austriak bën zotim: Po u zgjodha president, kthej në Krujë armët e Skënderbeut

3 Tetor 2026, 17:32, Aktualitet CNA

Politikani austriak bën zotim: Po u zgjodha president, kthej në

Politikani dhe aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn ka bërë një zotim të pazakontë për shqiptarët, pasi u vetëshpall si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Përmes një videopostimi në rrjetet e tij sociale, Fehlinger-Jahn shprehet se nëse bëhet president i Austrisë, do të kthejë në Krujë armët e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).

"Si president i Austrisë, zotohem të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar mbretin Skënderbe. Zotohem. O Zot, më ndihmo ta përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, Austrisë dhe Shqipërisë",-thuhet në video.

Videomesazhi i politikanit austriak është regjistruar para dhomës ku ndodhet përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë./CNA





Lajmet e fundit nga