Manaj pas humbjes me Finlandën: Gabimet u ndodhin të gjithëve, besoj te vendi i parë

Manaj pas humbjes me Finlandën: Gabimet u ndodhin të gjithëve, besoj te vendi i parë

17:22, 03/10/2026

Rei Manaj shënoi golin e Shqipërisë në humbjen 2-1 ndaj Finlandës, por rrjeta e tij nuk mjaftoi për të marrë pikë në Helsinki. Sulmuesi kuqezi foli pas ndeshjes, duke theksuar se skuadra duhet të reagojë në sfidat e ardhshme.

“Është pjesë e futbollit, gabime bëjnë të gjithë. Pas tri ditësh kemi një ndeshje tjetër dhe duhet të mendojmë për të. Kemi shumë shanse që të arrijmë vendin e parë në grup”, u shpreh Manaj.

Sulmuesi vlerësoi paraqitjen e skuadrës, pavarësisht se Shqipëria luajti për një pjesë të madhe të takimit me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Etrit Berishës.

“Besoj se i gjithë ekipi bëri një ndeshje të mirë. Luajtëm me 10 lojtarë. Kemi edhe ndeshjen me Finlandën në Tiranë dhe besoj se në fund do të dalim në vendin e parë”, deklaroi Manaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco