Ernest Muçi reagoi pas humbjes 2-1 të Shqipërisë ndaj Finlandës, në një ndeshje ku kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e Rei Manajt, por më pas pësuan dy gola nga goditjet standarde.
Sulmuesi shqiptar pranoi zhgënjimin për rezultatin, por vlerësoi reagimin e skuadrës, sidomos pas golit të barazimit dhe kartonit të kuq të Etrit Berishës.
“Ishim të zhgënjyer, normalisht, kur pësuam golin dhe kartonin e kuq. Megjithatë, mendoj se luajtëm shumë mirë. Jam shumë krenar për mënyrën se si reagoi i gjithë ekipi pas golit dhe kartonit. Jemi ende në garë për vendin e parë dhe kemi shumë ndeshje të rëndësishme përpara”, u shpreh Muçi.
Shqipëria do të përballet fillimisht me San Marinon, ndërsa në nëntor do të ketë dy sfida të tjera ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës. Për Muçin, objektivi është i qartë: kuqezinjtë duhet të synojnë vendin e parë.
“Finlanda është i vetmi ekip që na ka mundur deri tani. Nëse do të ishim 11 kundër 11, do të ishte diçka ndryshe. Besoj se Finlanda është rivali ynë kryesor. Duhet të fitojmë patjetër në ndeshjen e kthimit në Tiranë”, deklaroi Muçi.
© SYRI.net
Maran e ka të vështirë ta pranojë disfatë me Finlandën: Si mund ta humbasësh një ndeshje të tillë!
Manaj pas humbjes me Finlandën: Gabimet u ndodhin të gjithëve, besoj te vendi i parë
Gjimshiti ngjit një tjetër shkallë me Shqipërinë, kap kuotën e 76 ndeshjeveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: