E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Muçi beson te Shqipëria: Jemi akoma në lojë për vendin e parë

Pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës, Ernest Muçi ka folur për sfidën dhe objektivat e Shqipërisë në vazhdim të grupit.

Sulmuesi kuqezi pranoi se skuadra u zhgënjye pas golit të pësuar dhe kartonit të kuq, por vlerësoi reagimin e ekipit, duke theksuar se Shqipëria mbetet ende në garë për objektivin e saj.

Reklamë

“Ishim pak të zhgënjyer normal, kur pësuam gol dhe karton të kuq. Mendoj se luajtëm shumë mirë. Jam shumë krenar për mënyrën si gjithë ekipi reagoi pas golit dhe kartonit. Jemi akoma në lojë për vendin e parë dhe kemi shumë ndeshje të rëndësishme përpara”, u shpreh Muçi.

Futbollisti i Kombëtares theksoi rëndësinë e ndeshjeve të ardhshme, duke nisur me përballjen ndaj San Marinos dhe më pas dy sfidat e nëntorit kundër Bjellorusisë dhe Finlandës.

“Kemi San Marinon, pastaj në nëntor dy ndeshje, Bjellorusi dhe Finlandë. Aty duhet të dalim patjetër në vend të parë”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.