web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maran nuk kursehet ndaj arbitrit: Na penalizoi, vendime të pakuptimta

3 Tetor 2026, 17:35, Sport CNA

Maran nuk kursehet ndaj arbitrit: Na penalizoi, vendime të pakuptimta

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli pas humbjes 2-1 përballë Finlandës në transfertë. Tekniku italian deklaroi se kombëtarja kuqezi meritonte një rezultat pozitiv për lojën e treguar në fushë.

Tekniku i Shqipërisë nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj gjyqtarit, duke i cilësuar vendimet e tij si të pakuptimta.

“Meritonim një rezultat pozitiv sepse bëmë një ndeshje të mirë. Meritonim edhe fitoren, por u penalizuam nga kartoni i kuq. Kishim disa mundësi gjatë ndeshjes. U penalizuam dhe na vjen keq për këtë rezultat. Gjatë ndeshjes kishim disa raste të mira për të shënuar.

Duhet të përmirësojmë disa gjëra dhe të rinisemi. Një paraqitje e tillë na jep forcë për të ecur para. Na kanë penalizuar disa vendime të arbitrave, që janë të pakuptimta. Megjithatë, kjo paraqitje na jep besim për të ardhmen.

Zëvendësimi i Hoxhës? Kemi bërë një ndeshje të mira. Në bazë të karakteristikave na duhej Manaj në fushë. Mund të shfrytëzonim hapësirat e Muçit. Hoxha po bënte një ndeshje të mirë, por duhej ta merrja si vendim”, deklaroi Maran për Tv Klan.





Lajmet e fundit nga