‘Bota ndërton parqe, Rama kulla’, Bardhi: Hapësirat publike, pasuri e qytetarëve jo plaçkë e klientëve të pushtetit

‘Bota ndërton parqe, Rama kulla’, Bardhi: Hapësirat publike, pasuri e qytetarëve jo plaçkë e klientëve të pushtetit

17:29, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të qeverisë, që i hap rrugën ndërtimit të një kulle tjetër, e planifikuar në qendër të Tiranës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ndryshe nga bota që ndërton parqe, kryeministri Edi Rama ndërton kulla m,e të njëjtët fituar dhe me të njëjtat interesa.

‘Atje ku qytetet europiane krijojnë më shumë hapësira të gjelbra, Rama betonizon hapësirat publike dhe ua dorëzon kullave. Dhe skema është gjithmonë e njëjtë: të njëjtët fitues, i njëjti rreth, të njëjtat interesa’, shkruan Bardhi.

Demokrati paralajmëron se PD nuk do të lejojë shndërrimin e Tiranës, në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista në zemër të Europës.

Statusi:

E gjithë bota ndërton parqe. Edi Rama ndërton kulla.

Atje ku qytetet europiane krijojnë më shumë hapësira të gjelbra, Rama betonizon hapësirat publike dhe ua dorëzon kullave.

Dhe skema është gjithmonë e njëjtë: të njëjtët fitues, i njëjti rreth, të njëjtat interesa.

Tirana nuk është prona personale e Edi Ramës. Nuk është një shesh ku kryeministri mund të bëjë çfarë të dojë.

Tirana është zemra e Shqipërisë. Parqet dhe hapësirat publike janë pasuri e qytetarëve dhe nuk mund të trajtohen si plaçkë për t’u ndarë mes klientëve të pushtetit.

Ne nuk pranojmë që Tirana të shndërrohet në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista në zemër të Europës.

Tirana ka nevojë për parqe, ajër dhe hapësira për qytetarët — jo për më shumë beton, kulla dhe interesa të një grushti njerëzish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco