Modelja Endi Demneri dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur një djalë, duke nisur një kapitull të ri në jetën familjare.
Lajmi vjen disa muaj pasi Endi bëri publike shtatzëninë. Në prill, dyshja organizoi një festë në Sarandë, ku zbuloi se ishte në pritje të një djali.
Gjatë pritjes, Endi dhe Krenari kanë ndarë pak detaje nga jeta private. Deri tani, nuk janë bërë publike informacione të tjera për lindjen apo emrin e vogëlushit./Versus.al

