Berat Gjimshiti ka shkruar një tjetër faqe në historinë e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi kuqezi ka regjistruar paraqitjen e 76-të me fanellën e Shqipërisë, duke u ngjitur më tej në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në historinë e përfaqësueses.
Në sfidën ndaj Finlandës, Gjimshiti e nisi takimin si titullar dhe mbajti edhe shiritin e kapitenit. Kjo ishte paraqitja e tij e tretë radhazi nga minuta e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Me ndeshjen e zhvilluar në Helsinki, 31-vjeçari ka kaluar në renditje dy emra të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptar, Erjon Bogdanin dhe Ervin Skelën.
Gjimshiti vazhdon të jetë një prej liderëve të repartit defensiv të kuqezinjve dhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në skuadër. Para sfidës me Finlandën, Shqipëria kishte mbajtur portën të paprekur në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos.
Në krye të listës së futbollistëve me më shumë paraqitje me Kombëtaren qëndron Elseid Hysaj, i cili ka kaluar shifrën e 100 ndeshjeve. Pas tij renditen legjenda të futbollit shqiptar si Lorik Cana, Etrit Berisha, Altin Lala dhe Klodian Duro.
Gjimshiti tashmë është vetëm një paraqitje larg barazimit të kuotës së Klodian Duros. Ndërsa për të arritur 79 ndeshjet e Altin Lalës, kapitenit kuqezi i duhen edhe tri paraqitje të tjera me Shqipërinë.
© SYRI.net
Maran e ka të vështirë ta pranojë disfatë me Finlandën: Si mund ta humbasësh një ndeshje të tillë!
Keqardhja e Ernest Muçit: Me 11 kundër 11 do të ishte ndryshe
Manaj pas humbjes me Finlandën: Gabimet u ndodhin të gjithëve, besoj te vendi i parëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: