Dështoi ekzekutimi i Christa Pike, kreu i burgjeve në Tennessee do të japë dorëheqjen

3 Tetor 2026 | 18:19

Kreu i sistemit të burgjeve në Tennessee, Frank Strada, do të japë dorëheqjen këtë muaj, pas ekzekutimit të dështuar të të dënuarës me vdekje Christa Pike, njoftoi të shtunën guvernatori i shtetit, Bill Lee.

Strada, komisioner i Departamentit të Korrektimit të Tennessee-t, tha se dorëheqja e tij është “në interesin më të mirë të banorëve të Tenesit”, ndërsa po zhvillohet një shqyrtim i pavarur për të përcaktuar se çfarë ndodhi gjatë përpjekjes për ekzekutimin e Pike.

“Unë besoj se ky shqyrtim është plotësisht i përshtatshëm dhe i nevojshëm dhe mezi pres të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar në përcaktimin e saktë të asaj që ka ndodhur”, tha Strada.

Pike u dërgua në spital pas ekzekutimit të dështuar, ku qëndroi pa ndjenja dhe nën ventilim mekanik, sipas avokatëve të saj në një dosje gjyqësore të paraqitur të premten. Stafi mjekësor po punonte për t’i shpëtuar jetën dhe, deri të enjten në mbrëmje, po përpiqej të largonte nga trupi i saj dy dozat e pentobarbitalit, ilaçi që përdor shteti për ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës.

Dështimi i ekzekutimit ka nxitur kërkesa për përgjigje nga të dyja palët e debatit për dënimin me vdekje. Guvernatori Bill Lee ka urdhëruar një shqyrtim të pavarur për të përcaktuar se çfarë shkoi keq.

Strada tha se beson se shteti “i kreu përgjegjësitë e tij në përputhje me protokollin e përcaktuar”.

Ndërkohë, avokatët e Pike kanë deklaruar se problemet me linjat intravenoze mund të kenë bërë që pentobarbitali të kalonte në indet e trupit dhe jo në qarkullimin e gjakut.

“Me sa duket, në asnjë moment asnjë anëtar i ekipit të ekzekutimit nuk e kuptoi se linjat intravenoze nuk ishin vendosur saktë ose se venat ishin dëmtuar dhe se pentobarbitali, tërësisht ose pjesërisht, po hynte në trupin e znj. Pike”, shkruan avokatët në dosjen gjyqësore.

Frank Strada mori drejtimin e Departamentit të Korrektimit në janar 2023, pasi kishte shërbyer si zëvendësdrejtor i Departamentit të Korrektimit të Arizonës.

Në fund të vitit 2024, ai njoftoi se Tennessee do të ndryshonte protokollin e injeksionit vdekjeprurës dhe do të përdorte vetëm pentobarbital.

Christa Pike ishte 18 vjeç kur ajo dhe i dashuri i saj torturuan dhe vranë një shoqe klase, Colleen Slemmer, në vitin 1995, në një krim të nxitur nga xhelozia. Më vonë, Pike u bë një nga gratë më të reja të dënuara me vdekje.

Përpjekja për ekzekutimin e saj dështoi pasi, pavarësisht administrimit të dy dozave të pentobarbitalit, Pike mbeti gjallë dhe u transportua me ambulancë në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, një avion me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston

Një operacion i gjerë kërkimi ajror dhe detar është duke u zhvilluar pranë Nantucket, Massachusetts, për një avion Gulfstream G100 me gjashtë persona në bord,...
17:54 | 03/10/2026

Përmbytjet godasin Spanjën, humb jetën një person

Një grua 102-vjeçare humbi jetën dhe rreth 90 persona u shpëtuan të premten në Madrigueras, në provincën e Albacete, Spanjë, pasi përmbytjet e menjëhershme përfshinë...
16:51 | 03/10/2026

Rusia godet një tjetër urë në Kiev, paralizohet trafiku mes dy brigjeve të Dnieprit (VIDEO)

Një tjetër urë e madhe në Kiev është goditur nga forcat ruse të shtunën në mëngjes, duke shtuar presionin mbi infrastrukturën kritike të kryeqytetit ukrainas...
16:23 | 03/10/2026