Pasqyra e Flamingos/ Hoxhaj: Qeveria tenton të gjejë mjete propagandë për të zvogëluar përmasat e skandaleve

17:45, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Julian Hoxhaj, autori i emisionit Plug në Syri Tv, thotë se audiopërgjimi i Arben Ahmetajt është një ndër dëshmitë më tronditëse.

“Është në limitet e absurdit. Shqipëria një vend anëtar i NATO-s implikohet në trafik ndërkombëtar armësh nga vende të Afrikës nën embargo. Audiopërgjimi është një ndër dëshmitë më tronditëse. Janë afera të shumta. Implikimi i Shqipërisë në trafikun e armëve e vë në pikëpyetje të mëdha vendin. Bashkangjit këtu dhe dosjen e kreut të SHISH Vlora Hyseni. Uroj që SPAK të zbardhë të vërtetën” thotë Hoxhaj

Në intervistën për gazetaren Sibora Bitri në studion e Syri Tv, Hoxhaj komenton dhe nismën e fundit të Ramës, pasqyra e Flamingove.

“Qeveria tenton të gjejë mjete propagande për të zvogëluar përmasat e skandaleve” thotë Hoxhaj duke shtuar se vetë kryeministri Edi Rama është ‘personi kryesor i aferave të ish zv/kryeministres Belinda Balluku”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco