Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Deri dje isha me 15, sot jam me 14”, Kreshnik Spahiu del kundër Eli Farës: Gra, duajeni veten më shumë se tutorin apo dhunuesin tuaj!

Shkruar nga Newsbomb
“Deri dje isha me 15, sot jam me 14”, Kreshnik Spahiu del
Eli Fara, Kreshnik Spahiu dhe Adi Hila/ Fotomontazh

Deklaratat e Eli Farës para oficerëve të policisë gjyqësore në lidhje me hetimet për videot intime që kanë qarkulluar në rrjet ka sjellë një tjetër përplasje publike. Kreshnik Spahiu ka komentuar qëndrimin e këngëtares, duke thënë se ajo kishte të drejtë të kërkonte respektimin e privatësisë dhe lirisë së saj, por kritikoi mënyrën se si, sipas tij, ajo është shprehur në polici për personin që dyshohet se e ka filmuar.

Juristi i njohur argumenton se Eli Fara duhet të mbrohet nga cenimi i privatësisë, ndërsa njëkohësisht pretendon se qëndrimi i saj ndaj personit që ajo ka përmendur në dëshminë e saj e vendos atë në një pozicion tjetër. Ai e cilëson si “të tmerrshme” atë që e quan mbrojtje të alibisë së personit që, sipas tij, e ka filmuar dhe ka dëmtuar imazhin e saj publik.

Në reagimin e tij në facebook, Spahiu përdor një gjuhë të ashpër edhe për viktimat e tjera që, sipas tij, kanë qenë pjesë e rasteve që ka ndjekur.

“Eli Fara ka 99 për qind të drejtë që të gjithë duhet të respektojnë lirinë e saj. 1 për qind ishte e tmerrshme mbrojtja që ajo bëri në polici të alibisë së tij që e filmoi dhe i shkatërroi fytyrën e ndërtuar për 60 vjet. Duke e mbrojtur alibinë, u bë bashkëpunëtore. Kaq. Kur humb respektin për veten, mos ia kërko popullit. Deri dje isha me 15 gra viktima. Sot jam me 14. Uroj që të tjerat të tregojnë në jetë se duan veten si gra më shumë se tutorin dhe dhunuesin e tyre”, shkruante Kreshnik Spahiu.

“Deri dje isha me 15, sot jam me 14”, Kreshnik Spahiu del
Postimi i Kreshnik Spahiut

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese