6 fëmijë përfundojnë në spitalin e Korçës, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht

3 Tetor 2026 | 18:26

Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë intoksikuar nga ushqimi.

Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin kujdesin mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk raportohet të jetë e rëndë.

Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht, ndërsa ende nuk dihet shkaku i saktë i intoksikimit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të hetimit pritet të verifikohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët, si dhe kushtet në të cilat ai është përgatitur dhe shërbyer.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, Mikel Llogori, konfirmon lajmin ndërsa sipas tij, janë marrë analizat përkatëse dhe tashmë pritet përgjigjja e tyre.

Llogori thekson se në këtë fazë nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një situatë tjetër infektive ndërsa shkaku pritet të përcaktohet pas rezultateve të analizave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, një avion me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston

Një operacion i gjerë kërkimi ajror dhe detar është duke u zhvilluar pranë Nantucket, Massachusetts, për një avion Gulfstream G100 me gjashtë persona në bord,...
17:54 | 03/10/2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në malet e Gjinarit në Elbasan (VIDEO)

Zjarri i përmasave të mëdha ka rikthyer flakët në zonën malore, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile janë angazhuar në terren për neutralizimin...
17:32 | 03/10/2026

Finlanda përmbys Shqipërinë në Helsinki, kuqezinjtë pësojnë humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pasi është mposhtur 2-1 nga Finlanda në Helsinki, në sfidën e tretë...
15:22 | 03/10/2026