web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kartoni i kuq, Etrit Berisha arrin... Lorik Canën

3 Tetor 2026, 18:34, Sport CNA

Kartoni i kuq, Etrit Berisha arrin... Lorik Canën

Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 2-1 të Shqipërisë ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve.

Portieri kuqezi shkaktoi faull ndaj Hakans në minutën e 22-të dhe la Shqipërinë me 10 lojtarë. Ky ishte kartoni i dytë i kuq në karrierën e Berishës me Kombëtaren, pas atij të marrë ndaj Izraelit rreth 10 vite më parë.

Me dy kartonë të kuq, Berisha barazon Lorik Canën dhe bëhet futbollisti i tretë shqiptar që ka marrë më shumë se një të tillë me Kombëtaren.

Rekordin e mban Edvin Murati me tre kartonë të kuq, dy në miqësoret ndaj Maltës dhe Finlandës dhe një në ndeshjen zyrtare ndaj Gjermanisë.





Lajmet e fundit nga