Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht.
Sipas burimeve, fëmijët janë paraqitur në spital me simptoma gastroenteriti, ndërsa rastet kanë qenë të njëpasnjëshme.
Familjarët kanë deklaruar se fëmijët e konsumojnë drekën në kopsht dhe se të gjashtë kanë konsumuar pilaf gjatë drekës së një dite më parë.
Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse simptomat janë shkaktuar nga helmimi ushqimor apo nga një virozë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe pritet të kryejë veprimet e nevojshme hetimore.


