"Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan"/ Rama prezanton “Flamingo Mirror” por dokumentet mungojnë: Së shpejti dhe ajo e KAYO
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
Stafa tha se shkon pothuajse çdo ditë në QSUT dhe spitale të tjera për të ndjekur problematikat dhe denoncimet e pacientëvSipas tij, arsyeja që shkoi atë ditë ishte vizita e kryeministrit në kardiokirurgji, pasi donte ta pyeste drejtpërdrejt për situatën e pacientëve me sëmundje onkologjike.
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka folur lidhur me “shtet-rrethimin” gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në QSUT, duke pretenduar se u pengua nga persona civilë dhe punonjës policie teksa tentonte t’i bënte një pyetje për mungesën e medikamenteve në Spitalin Onkologjik.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Stafa tha se shkon pothuajse çdo ditë në QSUT dhe spitale të tjera për të ndjekur problematikat dhe denoncimet e pacientëve. Sipas tij, arsyeja që shkoi atë ditë ishte vizita e kryeministrit në kardiokirurgji, pasi donte ta pyeste drejtpërdrejt për situatën e pacientëve me sëmundje onkologjike.
“Protokollet e thonë fare qartë. Në momentin që një individ nuk merr medikamentin sipas protokollit, sipas linjës që përcakton mjeku, sëmundja avancon, progreson, çon në fatalitetin e atij personi dhe përgjegjës për sigurimin e medikamenteve të atyre pacientëve është shteti shqiptar, Ministria e Shëndetësisë, kushdo tjetër”, u shpreh ai.
Stafa u ndal edhe te godina e re e kardiokirurgjisë, për të cilën tha se ishte premtuar se do të ishte gati për pacientët në qershor të vitit 2025. Sipas tij, nga premtimi i bërë në janar 2025 deri në tetor 2026, afati ka kaluar. Ai tregoi se kishte shkuar me kamerë dhe mikrofon për t’i bërë një pyetje Ramës lidhur me pacientët që, sipas tij, po përballen me mungesën e medikamenteve.
“Unë kisha një kamerë, ajo është arma ime, me një kamerë dhe me mikrofon, isha gazetari i vetëm aty për ta pyetur kryeministrin: A është krim kundër njerëzimit lënia e pacientëve që vuajnë nga kanceri pa medikamente? Vetë kryeministri, në momentin që u publikuan ata mjekët që trafikonin një pacient në spitalet private, tha përpara mjekëve ‘krim kundër njerëzimit’. Po lënia pa medikamente çfarë është?”, u shpreh Stafa.
Gazeatri tha ndër të tjera se Rama i dëgjoi pyetjet, por nuk zgjodhi të përgjigjej. Ai thotë se ndërkohë, në ambientet e QSUT-së ishin vendosur masa të forta sigurie dhe familjarët e pacientëve nuk lejoheshin të hynin në spital gjatë vizitës së kryeministrit. Stafa shfrytëzoi edhe faktin që tetori është muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit, duke bërë thirrje për kontrolle dhe diagnostikim të hershëm.
“Më vijnë civilët, më vijnë persona me uniformë policie të shtetit. ‘Largohu ti’. Po unë çfarë po bëj? Në qoftë se ti mua më largon, unë e kam të pamundur ta bëj pyetjen. Pra, ti po më pengon mua në ushtrimin e funksionit tim si gazetar. Ftoj çdo nënë, çdo grua për të bërë diagnostikimet. Nuk i kushton aspak asgjë, por shpëton jetë, sepse kanceri i gjirit është ndër kanceret që trajtohet dhe sidomos po u kap në kohë”, u shpreh Stafa.
Ai kritikoi gjithashtu kryeministrin për premtimet e bëra për pacientët e Onkologjikut dhe tha se ata që trajtohen në këtë spital janë ndër kategoritë më të pambrojtura, pasi jo të gjithë kanë mundësi financiare të marrin trajtim jashtë vendit.
“Një kryeministër i përgjegjshëm përgjigjet. Vetë ky kryeministër në vitin 2025 u ka premtuar me zë dhe figurë qytetarëve shqiptarë se ne me 83 mandatet tona do t’u dalim zot atyre pacientëve në Spitalin Onkologjik. Po tani si mundet një kryeministër të mos mbajë fjalën ndaj atyre njerëzve që janë hallka më e dobët?”, deklaroi Stafa./Dosja.al
TIRANË- Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Byroja Komb&...
pamjet nga protesta BRUKSEL- Diaspora shqiptare është mbledhur sot në protestë përpara Komisionit Europian në Bruksel. ...
Ina Zhupa TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Ina Zhupa, Turizmin dhe Diasporën, ka reaguar ndaj publikimit të “Fla...
Erind Xhaferaj FIER- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurimit &...
Viktima dhe autori TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku janë a...
foto ilustruese GREQI- Një rast i rëndë i denoncuar për dhunë në familje ka tronditur Lavrion në Greqi. Një 23-vje&...
Luka Misetiç KOSOVË- Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë t&e...
Eli Fara, Adi Hila TIRANË- Këngëtarja Eli Fara ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të materialeve intime, duke shprehur d...
Erind Xhaferaj FIER- Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksio...
Günther Fehlinger-Jahn AUSTRI- Günther Fehlinger-Jahn ka njoftuar kandidaturën e tij për postin e Presidentit Federal të Austris&e...