
Gjashtë fëmijë të një kopshti në Korçë janë paraqitur në spital me simptoma gastroenteriti, duke ngritur dyshime për një helmim të mundshëm nga ushqimi.
Sipas familjarëve, fëmijët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore pak orë pasi konsumuan drekën në kopsht. Të gjashtë i përkasin grupit të dytë të të njëjtit institucion dhe, sipas të dhënave të raportuara, kishin ngrënë pilaf.
Rastet janë paraqitur njëri pas tjetrit gjatë së njëjtës ditë. Prindërit kanë ngritur dyshimin se shqetësimet mund të lidhen me vaktin e konsumuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.
Megjithatë, shkaku mbetet i pakonfirmuar. Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht nëse simptomat janë pasojë e një helmimi ushqimor apo e një viroze./Versus.al

