Vijon lufta me flakët në zonën e Gjinarit, në bashkinë e Elbasanit, ku situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
Vatrat e zjarrit në malin e Bukanikut po përballohen nga forcat zjarrfikëse, ndërsa terreni i vështirë po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen dhe izolimin e flakëve.
Dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e shkarkesave elektrike gjatë motit të keq të mesjavës së kaluar.
Për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri. Helikopterët po hedhin ujë mbi zonat e prekura, në mbështetje të forcave zjarrfikëse që po punojnë në terren.


