‘Edi Rama o tradhtar…’ - Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

‘Edi Rama o tradhtar…’ - Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

19:16, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Kryeministrisë edhe sot më 3 tetor, në ditën e 126-të.

Ata thirrën në kor “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Poshtë narko-shteti” etj.

Qytetarët deklaruan se kjo qeveri tashmë është e rrëzuar nga skandalet që nuk kanë të mbaruar.

Ata u shprehën të revoltuar, duke thënë se çdo institucion ka rënë dhe se legjitimiteti i qeverisjes nuk ekziston.

Qytetarët me anë të thirrjeve nënvizojnë se tradhtia ndaj kombit shqiptar ka një emër, dhe ai është Edi Rama. Sipas tyre, Rama është ai që punon natë e ditë kundër interesave të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco