web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndizet Kosovë-Austri, trajneri: Kjo është gjendje katastrofë

3 Tetor 2026, 19:25, Sport CNA

Ndizet Kosovë-Austri, trajneri: Kjo është gjendje katastrofë

Dueli mes Kosovës dhe Austrisë ka nisur me diskutimet për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve, trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, kritikoi kushtet e terrenit në Prishtinë.

Rangnik deklaroi se terreni është në gjendje shumë të keqe. Trajneri austriak ka përdorur një vlerësim të fortë për gjendjen e fushës, duke e cilësuar atë si “katastrofike”. Sipas Rangnick, gjatë 41 viteve të karrierës së tij ai rrallë ka hasur në një fushë ndërkombëtare të mirëmbajtur kaq keq.

Trajneri i Austrisë ka argumentuar se terreni do të ndikojë edhe në mënyrën e lojës së të dyja skuadrave.

Sipas tij, problemi nuk prek vetëm Austrinë. Rangnick ka theksuar se fusha ndikon te të dyja ekipet, por ka veçuar edhe Kosovën për shkak të karakteristikave teknike të skuadrës.

"Fusha është në një gjendje katastrofike, rrallë jam stërvitur në një fushë kaq të keqe. Dhe nesër do të luajmë këtu. Duhet të luajmë përsëri me intensitet të lartë për të rifituar shpesh posedimin e topit. Në këto kushte, do të jetë gjithashtu e rëndësishme të krijojmë mundësi shënimi. Kjo vlen për të dyja ekipet, por duhet ta them përsëri, rrallë kam përjetuar një fushë kaq të mirëmbajtur keq në 41 vjet”, tha Rangnick.

Kritikave të Rangnick u është përgjigjur trajneri i Kosovës, Franco Foda. Në konferencën e tij për shtyp, Foda ka pranuar se fusha e “Fadil Vokrrit” nuk është në gjendjen më të mirë, por ka theksuar se kjo situatë është e njëjtë për të dyja skuadrat.

Foda ka shpjeguar se gjendja e terrenit lidhet edhe me numrin e ndeshjeve që janë zhvilluar në këtë stadium gjatë verës. Sipas tij, shumë ekipe kanë luajtur në “Fadil Vokrri” gjatë kësaj periudhe dhe kjo ka ndikuar në cilësinë e fushës.

Trajneri i Kosovës ka thënë se e kupton kritikën e Rangnik, por nuk e konsideron terrenin si një faktor që i jep avantazh njërës skuadër ndaj tjetrës. Për Fodën, kushtet janë të njëjta për Kosovën dhe Austrinë dhe të dyja skuadrat duhet të përshtaten me terrenin.

Ndeshja ndaj Austrisë është sfida e katërt e Kosovës në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë në këtë takim pas humbjes ndaj Austrisë në transfertë dhe më pas barazimit me Izraelin. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Kosova fitoi 1-0 ndaj Irlandës.





Lajmet e fundit nga