6 fëmijë në qytetin e Korcës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në kopësht.
Sipas burimeve mësohet se fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenterite ne spital ne të njëjten ditë.
Burime nga familjarët bëjnë të ditur se fëmijët drekën e konsumojnë në kopsht. Rastet kanë qenë të njëpasnjëshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me helmim apo me virozë. Të njëjtat burime kanë konfirmuar se të 6 fëmijët ditën e djeshme në drekë kanë konsumuar pilaf.
Pritet që policia të kryeje veprimet hetimore në lidhje me ngjarjen.
Fëmijët sipas të dhënave janë nga grupi i dytë. Ata janë çuar në spital ditën e djeshme pak orë pasi kanë konsumuar drekën për shkak të problemeve shëndetësore që kishin shfaqur, ndërsa kanë qenë prindërit ata që kanë ngritur dyshimet për helmimin e mundshëm të fëmijëve.
© SYRI.net