Gati 500 mijë njerëz protestojnë për uljen e qirave në Spanjë
Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në disa qytete të Spanjës, duke kërkuar masa për uljen e qirave dhe forcimin e mbrojtjes së qiramarrësve, një ditë pasi parlamenti rrëzoi dy dekrete qeveritare për strehimin.
Në Madrid, organizatorët deklaruan se në protestë morën pjesë rreth 500 mijë persona, ndërsa autoritetet e vlerësuan numrin në rreth 70 mijë. Aktivistët kanë qëndruar prej rreth një jave në kampe të ngritura në Puerta del Sol.
Protestuesit mbajtën pankarta me thirrjen “Grevë e përgjithshme” dhe kërkuan uljen me 50% të qirave, kontrata pa afat të caktuar dhe masa ndaj banesave në pronësi të fondeve të investimeve.
Protestat janë zhvilluar paqësisht, nën prani të shtuar policore. Presidenti i konfederatës së punëdhënësve CEOE, Antonio Garamendi, tha se respekton protestat, por paralajmëroi veprime nëse shpallet një grevë e përgjithshme, të cilën ai e konsideron të paligjshme.
Ndërkohë, Sindikata e Qiramarrësve thotë se ende nuk është caktuar një datë për grevën e përgjithshme. Organizata po zhvillon bisedime me sindikata dhe grupe të tjera për organizimin e saj.
Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të godasim rafineritë që financojnë luftën
Dështoi ekzekutimi i Christa Pike, kreu i burgjeve në Tennessee do të japë dorëheqjen
Alarm në SHBA, një avion me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston
- 19:34 Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të godasim rafineritë që financojnë luftën
- 18:26 6 fëmijë përfundojnë në spitalin e Korçës, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht
- 18:19 Dështoi ekzekutimi i Christa Pike, kreu i burgjeve në Tennessee do të japë dorëheqjen
- 17:54 Alarm në SHBA, një avion me 6 persona në bord humb kontaktin pak para mbërritjes në Boston
- 17:36 Turistët e huaj vijojnë të frekuentojnë Alpet edhe në tetor, problem mbeturinat
- 17:32 Riaktivizohet vatra e zjarrit në malet e Gjinarit në Elbasan (VIDEO)