Anglia ka dhuruar një spektakël të vërtetë në Rijeka, duke shkatërruar Kroacinë me rezultatin e thellë 7-0 në Ligën e Kombeve. “Tre Luanët” dominuan totalisht sfidën dhe me këtë fitore forcuan pozitat në vendin e dytë të Grupit A3, duke u ngjitur përkohësisht në kuotën e pikëve të Spanjës.
Protagonisti kryesor ishte Harry Kane, i cili realizoi dy gola dhe vendosi një rekord të veçantë me Kombëtaren angleze. Sulmuesi u bë lojtari i parë i Anglisë në 78 vitet e fundit që shënon në gjashtë ndeshje radhazi në transfertë.
Kane zhbllokoi takimin që në minutën e tetë, duke përfituar nga hapësira e madhe e lënë nga mbrojtja kroate dhe duke finalizuar me një goditje të fuqishme pas asistit të Jude Bellingham.
Vetë Bellingham shënoi golin e dytë, pas një aksioni të bukur të nisur nga Anthony Gordon dhe Bukayo Saka. Gordon ishte një nga lojtarët më aktivë të Anglisë dhe realizoi edhe golin e tretë me kokë, pas një krosimi të Jarrell Quansah.
Para pushimit erdhi edhe goli i katërt. Saka përfitoi nga një pasim i Bellingham dhe, i vetëm në zonë, nuk gaboi përballë Livakovic.
Kroacia bëri tri zëvendësime në pushim, por ndryshimet nuk sollën efektin e kërkuar. Vetëm tetë minuta pas rifillimit, Kane shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Anglinë.
Më pas, një gabim i Josip Stanišić i dha mundësinë Saka-së të kombinonte me Kane dhe të realizonte golin e gjashtë. Morgan Rogers kompletoi “manitën” me golin e shtatë, pasi shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Humbja 7-0 ishte më e thella në historinë e Kombëtares së Kroacisë. Ndërkohë, Anglia mori një fitore të rëndësishme dhe tashmë është me pikë të barabarta me Spanjën, ndërsa ka tri pikë më shumë se Kroacia në garën për dy vendet e para.
© SYRI.net
Lewandowski i merr rekordin Cristiano Ronaldos në Ligën e Kombeve
Jorge Jesus: Ronaldo është simbol i Portugalisë, kjo duhet të jetë e qartë
Maran e ka të vështirë ta pranojë disfatë me Finlandën: Si mund ta humbasësh një ndeshje të tillë!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: