AKTUALITET /

Helmimi i 6 fëmijëve në kopshtin publik në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

Të miturit kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shkaku i shqetësimeve nuk është përcaktuar në njoftimin e Policisë.

Shkruar nga Versus

Helmimi i 6 fëmijëve në kopshtin publik në

Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një mjeke të Pediatrisë dhe drejtoreshën e një kopshti publik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht u paraqitën në spital me simptoma të ngjashme gastrointestinale.

Sipas njoftimit të Policisë, mjekja E. X., 57 vjeçe, e cila punon në pavijonin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal të Korçës, nuk ka njoftuar autoritetet për rastet e paraqitura gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme.

Ndërsa drejtoresha e kopshtit, M. K., 60 vjeçe, dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional për kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Të miturit kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shkaku i shqetësimeve nuk është përcaktuar në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll