Heidi Klum e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj mes pasarelave dhe eventeve të modës. Këtë herë, në Paris Fashion Week, vëmendjen e ndau me vajzën e saj më të vogël, Lou.
Lou, 16 vjeç, bëri debutimin e saj në Fashion Week më 3 tetor, duke u shfaqur përkrah nënës së saj në Paris. Nënë e bijë zgjodhën veshje të koordinuara për daljen e tyre.
Lou është vajza e Heidi Klum dhe këngëtarit Seal dhe deri tani është parë shumë më rrallë në eventet publike krahasuar me motrën e saj më të madhe, Leni Klum, e cila tashmë punon si modele.

Vetë Heidi po kalon një Paris Fashion Week mjaft aktiv. Përveç pjesëmarrjes në evente, ajo është rikthyer edhe në pasarelë, duke sfiluar për koleksionin pranverë/verë 2027 të Ottolinger.
Për Heidi Klum, Paris Fashion Week këtë vit nuk ishte vetëm një rikthim në modë / ishte edhe debutimi i vajzës së saj në këtë botë.