Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mjekja tentoi të fshihte ngjarjen? Drejtoresha e kopshtit nuk kontrolloi ushqimin! Policia i procedon të dyja pas helmimit të gjashtë fëmijëve

Shkruar nga Newsbomb
Mjekja tentoi të fshihte ngjarjen? Drejtoresha e kopshtit nuk kontrolloi
Foto ilustruese

Dy persona janë proceduar penalisht pas rastit të gjashtë fëmijëve që përfunduan në spital me simptoma gastro-intestinale, pasi kishin konsumuar ushqim në një kopsht në Korçë. Siç raportohet, njëra prej personave të proceduar është një mjeke 57-vjeçare, e cila dyshohet se nuk ka njoftuar Policinë pas shfaqjes së problemeve shëndetësore te fëmijët.

Në hetim është vënë edhe drejtoresha e kopshtit me inicialet M.K, e cila dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimet për kontrollin e ushqimit që u është shërbyer fëmijëve.

Gjashtë fëmijët u dërguan në Pediatrinë e Spitalit të Korçës pasi shfaqën simptoma gastro-intestinale. Gjendja e tyre shëndetësore nuk raportohet e rëndë. Rasti është ende nën hetim për të përcaktuar nëse problemet janë shkaktuar nga ushqimi apo nga një infeksion tjetër.

Autoritetet kanë marrë mostrat përkatëse dhe pritet që analizat të përcaktojnë shkakun e saktë të situatës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese