ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht! Nën hetim drejtoresha dhe një mjeke
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
"Qeveria hedh hi syve njerëzve me horrllëqet e publikuara në rrjet"/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Të lemë ndasi...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
• Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht. • Bëhet me dije se gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, fëmijët nga i njëjti kopsht janë paraqitur në spital me simptoma të ngjashme gastrointestinale. • Sipas familjarëve, fëmijët e konsumojnë drekën në kopsht dhe një ditë më parë të gjashtë fëmijët kishin konsumuar pilaf për vaktin e drekës. • Lidhur me ngjarjen është proceduar penalisht një mjeke në pavijonin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Korçë, si dhe drejtoresha e kopshtit ku qëndronin fëmijët. Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. • Mjekja dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin për të njoftuar autoritetet policore për rastet e paraqitura në spital. • Ndërkohë, drejtoresha e kopshtit nuk ka përmbushur detyrimet funksionale lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët. • Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme procedurale.
2 artikuj për këtë temë.
KORÇË- Policia e Korçës ka reaguar lidhur me helmimin e gjashtë fëmijëve në kopsht. Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht janë paraqitur në spital me simptoma të ngjashme gastrointestinale.
Blutë bëjnë me dije se lidhur me situatën është proceduar penalisht një mjeke në pavijonin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Korçë, si dhe drejtoresha e kopshtit ku qëndronin fëmijët. Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Mjekja dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin për të njoftuar autoritetet policore për rastet e paraqitura në spital. Ndërkohë, drejtoresha e kopshtit nuk ka përmbushur detyrimet funksionale lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.
Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset:
E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;
M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.
Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.
Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al
KORÇË- Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës janë paraqitur në spital me simptoma gastroenteriti, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht. Fëmijët janë paraqitur në siptal njëri pas tjetrit gjatë së njëjtës ditë.
Sipas familjarëve, fëmijët e konsumojnë drekën në kopsht dhe një ditë më parë të gjashtë fëmijët kishin konsumuar pilaf. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse simptomat janë shkaktuar nga helmimi ushqimor apo nga një virozë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe pritet që gjatë veprimeve hetimore të mblidhen të dhëna dhe prova për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore të fëmijëve./Dosja.al