Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim

3 Tetor 2026 | 20:50

Policia ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit të Vlorës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.

Një nga pikat e kontrollit është vendosur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks.

Vëmendje e veçantë i kushtohet automjeteve me xhama të zinj, ndërsa policia verifikon drejtuesit dhe pasagjerët për identifikimin e personave në kërkim, si dhe për evidentimin e rasteve të mundshme të mbajtjes së armëve pa leje.

Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të Vlorës. Sipas policisë, prania e shtuar e forcave synon parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit gjatë fundjavës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fëmijët e helmuar në Korçë, policia procedon një mjeke dhe drejtoreshën e kopshtit

Pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën në Spitalin e Korçës me simptoma të njëjta gastrointestinale, Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj...
20:07 | 03/10/2026

Turistët e huaj vijojnë të frekuentojnë Alpet edhe në tetor, problem mbeturinat

Edhe pse kalendari shënon tetorin, Thethi vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në veri të vendit. Grupet e turistëve nga vende...
17:36 | 03/10/2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në malet e Gjinarit në Elbasan (VIDEO)

Zjarri i përmasave të mëdha ka rikthyer flakët në zonën malore, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile janë angazhuar në terren për neutralizimin...
17:32 | 03/10/2026