PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor 2026 | 21:21

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunën se është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por vetëm pasi Kuvendi të miratojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, se partia e tij mund të diskutojë për presidentin menjëherë pas miratimit të ligjit.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e ta gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin”, tha Hamza.

Ai tha se mes palëve janë zhvilluar biseda dhe se mbeten edhe disa ditë për të arritur një marrëveshje, por shtoi se nuk e di nëse ajo do të arrihet.

Hamza tha se kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk lidhet me nevojën e PDK-së për të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjes së presidentit, por me rëndësinë që, sipas tij, kjo çështje ka përtej partisë.

Qeveria e Kosovës të premten vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mendimi i Qeverisë i është dërguar Kuvendit, ndërsa ndryshimet ende nuk janë miratuar nga deputetët apo trajtuar nga komisioni parlamentar për legjislacion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat...
07:55 | 03/10/2026

Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend ligjin e Gjykatës Speciale

Qeveria e Kosovës ka çuar në Kuvend përgjigjet lidhur me kërkesën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat e...
22:54 | 02/10/2026

Prishtinë, nata e 17 e protestës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Edhe mbrëmjen e së premtes u mbajt në sheshin e Prishtinës protesta “Në emrin tim” në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së....
19:59 | 02/10/2026