“Ne si VV nuk do e çojmë Kosovën në zgjedhje të parakohëshme” Deputeti Kraki: Partitë duhet të pajtohen

3 Tetor 2026 | 21:50

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Nezir Kraki ka folur ne “Review” me Greta Topjana për ngërçin politik rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Deputeti deklaron se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka synim dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme e as provokimin e tyre, pasi vullneti i qytetarëve është konfirmuar tashmë në proceset e kaluara

“Këto tre-katër muaj që vijnë janë esencialë për t’u organizuar për në apel është fjala. Dhe ne, deklaratën e përbashkët që e votuam në Kuvend, aty u thanë të gjitha. Kosova si shtet, të gjitha institucionet do mobilizohen, do jenë në shërbim të asaj kauze, në shërbim të asaj çështjeje tepër esenciale.

Sepse gara u qartësua dy herë, tre herë, përqindjet dolën, vullneti i njerëzve u pa. Nëse herën e parë mund të kishte thënë dikush se “mos rastësisht gabova në fushatë dhe qytetarët e Kosovës nuk e panë atë talentin që e kisha diku të fshehur ose premtimin fantastik”, herën e dytë u konfirmua ajo, herën e tretë po ashtu, aty-këtu me një lëvizje shumë të vogël.

Ne si Lëvizje nuk e synojmë riluajtjen e të njëjtës ndeshje që u luajt tre herë. Nuk e synojmë shkuarjen në zgjedhje, nuk kemi synim as ta provokojmë shkuarjen në zgjedhje”, tha ai.

Sipas deputetit Kraki, LVV e ka shumicën e nevojshme për qeverisje dhe për zgjedhjen legjitime të presidentit me 61 vota. Ai shton se ngërçi qëndron te kushti i prezencës fizike pra kuorumit prej 80 deputetësh në sallë.

“Dhe, por fatkeqësisht, ai kuorumi i prezencës biologjike në sallë për presidentin është aty. Për mua është defekt, defekt në sistem që duhet të korrigjohet në një të ardhme, shpresoj jo shumë të largët. Sepse legjitimisht presidenti i Kosovës zgjedhet me 61 vota, legjitimohet pozicioni i tij, mandati i plotë.

Presidenti i Kosovës është post totalisht apartiak. Në momentin që zgjedhesh nuk i takon asnjë partie. Por për atë president që s’është i askujt politikisht, duhet të pajtohen partitë politike që janë në Kuvend, dhe është produkt i politikës i cili bëhet pastaj apartiak në momentin e mandatimit e zgjedhjes.

Ne e kemi shumicën, i kemi 62 ulëse në Kuvend, e kemi shumicën me qeverisë, e kemi dhe shumicën me zgjedhë presidentin efektivisht, legjitimisht”.

Deputeti shton se LVV ka propozuar kandidatë nga shoqëria civile të cilët nuk kanë etiketa politike partiake, meqenëse post i Presidentit duhet të jetë mbi-partiak.

“Nuk e kemi teknicitetin, nuk e plotësojmë kushtin e atij teknicitetit të prezencës në sallë, në mënyrë që procesi i 61 votave të marrë vlefshmëri. Nuk mund të bëjmë më shumë se propozime me kandidatë konsensualë, me kandidatë nga shoqëria civile. Zoti Sejdiu ishte kandidat që normalisht ka shumë pak predispozita për t’i nervozuar partitë ose për t’i bërë ato të mendojnë se ky qenka me një etiketë politike të një partie”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kurti me SHBA nuk ka marrëdhënie!” Gavrani: Fotoja me Trump nuk tregoi asgjë!

Mimoza Gavrani, Koordinatore e programit Western Balkans Fund (Fondi i Ballkanit Perëndimor),  ka diskutuar në “Review” me Greta Topjana mbi zhvillimet politike në Kosovë, si...
21:25 | 03/10/2026

Vjosa Osmani presidente? Analisti Tafani: E pëlqyeshme nga diplomatët e huaj, por nuk frymëzon votuesit

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën në Euronews, analisti Endri Tafani u shpreh skeptik për mundësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e...
21:24 | 03/10/2026

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunën se është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por vetëm pasi Kuvendi...
21:21 | 03/10/2026