Foto ilustruese
Një konflikt mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku njëri prej tyre ka mbetur i lënduar. Në vendngjarje është gjetur një 54-vjeçar me dëmtime në kokë. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se në momentin e konfliktit ndodhej në gjendje të dehur.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes mes dy personave, ndërsa mbetet për t'u përcaktuar edhe mënyra se si 54-vjeçari ka marrë dëmtimet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore për të sqaruar dinamikën e konfliktit, si dhe për të identifikuar personin tjetër të përfshirë në ngjarje.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Sondazh
Poll
