Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë në fshatin Zbarqe të Ndroqit. Blutë sekuestruan një armë gjahu dhe municion.
Për sqarimin e rrethanave, 4 persona janë shoqëruar në komisariat.
“Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.”– njofton policia.













