AKTUALITET /

Të shtëna me ar*ë në Ndroq, Policia jep detaje: Katër persona të shoqëruar, sekuestrohet një çifte

Shkruar nga Versus

Të shtëna me ar*ë në Ndroq, Policia jep detaje: Katër

Të shtëna me armë janë raportuar në fshatin Zbarqe të Ndroqit.

Policia ka shoqëruar katër persona në komisariat, ndërsa gjatë kontrollit të zonës ka sekuestruar një armë gjahu dhe municion.

Shërbimet policore dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje pas një telefonate në Sallën Operative të DVP Tiranë. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat./Versus.al

 

Poll