Të shtëna me ar...më në Ndroq, shoqërohen disa persona, ka cfarë gjeti policia
Lajmifundit
/
3 October 2026, 22:34
Aktualitet

Te shtena me arme kane ndodhur ne Ndroq mbremjen e sotme.
Policia tha se në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.