LIVE UPDATES
Bota

Fuqia e Iranit për të ushtruar presion përmes Hormuzit po zbehet, por nuk është zhdukur

Kjo ka ngritur pyetjen nëse Irani po e humb ndikimin e tij në Ngushticën e Hormuzit. Të paktën 16.5 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë dolën nga rajoni midis 1 dhe 28 shtatorit, duke arritur mesataren e para fillimit të luftës nëse largohet Irani nga llogaritja, sipas kompanisë së analizave të tregjeve të mallrave Kpler.

3 Tetor 2026, 22:39 Nga I.A

Fuqia e Iranit për të ushtruar presion përmes Hormuzit po zbehet,

IRAN- Niveli i transportit të naftës së papërpunuar nga Gjiri Persik është rikthyer pranë niveleve të para fillimit të luftës, por të dhënat e fundit tregojnë se një pjesë e madhe e naftës po arrin në tregje përmes rrugëve dhe mënyrave të transportit që nuk ekzistonin para luftës.

Kjo ka ngritur pyetjen nëse Irani po e humb ndikimin e tij në Ngushticën e Hormuzit. Të paktën 16.5 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë dolën nga rajoni midis 1 dhe 28 shtatorit, duke arritur mesataren e para fillimit të luftës nëse largohet Irani nga llogaritja, sipas kompanisë së analizave të tregjeve të mallrave Kpler.

Por, ndërsa nivelet e naftës së papërpunuar janë rritur, ende po vazhdon pengesa në rafineri e cila ka shkaktuar rritje globale të çmimeve të naftës dizel.

Të dhënat e Bashkimit Evropian, të publikuara më 1 tetor, treguan se çmimet e dizelit në pompa kanë arritur nivele rekord. Çmimet janë rritur ndjeshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht rimëkëmbjes së eksporteve të naftës.

Ndërkohë, rruga ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Para luftës, 83 për qind e naftës së papërpunuar të rajonit kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit. Në shtator, 40 për qind e saj e anashkaloi ngushticën, ndërsa nafta u transportua përmes tubacioneve dhe rrugëve të tjera përmes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Rreth 60 për qind, ose 9.9 milionë fuçi në ditë, kaluan fizikisht përmes Hormuzit.

Kpler tha se më shumë se 70 për qind e naftës së papërpunuar që kaloi përmes ngushticës në gusht – muaji i fundit për të cilin ka të dhëna – u transferua nga njëra anije në tjetrën në det të hapur në Gjirin e Omanit, që tregon se sa larg është sistemi aktual nga transporti normal tregtar.

Për Iranin, rimëkëmbja është një shenjë se aftësia e tij për të ndërprerë qarkullimin në këtë rrugë ujore është dobësuar ndjeshëm.

Mohammad Ghaedi, ligjërues në George Washington University, i tha Radios Farda të REL-it se niveli aktual i trafikut tashmë ishte i tepërt për Teheranin dhe “i papranueshëm” për autoritetet atje.

Por, shifrat nuk nënkuptojnë se Irani thjesht e ka humbur kontrollin mbi Hormuzin.

Në radhë të parë, Teherani nuk e ka kontrolluar zyrtarisht ngushticën. Ndikimi i tij është përqendruar në aftësinë për ta bërë kalimin të rrezikshëm, duke i detyruar kompanitë e transportit detar të peshojnë rreziqet dhe kostot e hyrjes në Gjirin Persik.

Kjo aftësi duket se është dobësuar, ndërsa forcat amerikane ofrojnë mbrojtje për transportin tregtar detar dhe kompanitë zhvillojnë mënyra për ta transportuar naftën duke kufizuar ekspozimin e tyre ndaj ngushticës.

Ellen R. Wald, autore dhe analiste e tregjeve të energjisë, i tha REL-it se “aftësia dhe/ose vullneti i Iranit për të sulmuar anijet në Gjirin Persik po bie”, duke u mundësuar anijeve të kalojnë nën mbrojtjen ushtarake amerikane.

Por, ajo paralajmëroi se rimëkëmbja e qarkullimit nuk duhet të ngatërrohet me rikthimin në normalitet.

Disa kompani të transportit detar po pranojnë rreziqe të konsiderueshme për ta transportuar në mënyrë efektive naftën përmes ngushticës drejt anijeve më të mëdha që presin jashtë Gjirit. Të tjera operojnë pa sigurim ose në kushte jashtëzakonisht të vështira.

“Kjo nuk është një rikthim në normalitet”, tha Wald. “Këto janë rreziqe të konsiderueshme dhe shoqërohen me kosto të larta.”

Dhe kjo është arsyeja pse çmimet e naftës nuk po bien shumë, pavarësisht rritjes së qarkullimit të naftës. Rimëkëmbja e qarkullimit të naftës së papërpunuar ka ulur një pjesë të presionit të menjëhershëm mbi furnizimet globale, por Wald nuk pret që çmimet e naftës të kthehen ende në nivelet e para luftës.

Kërcënimi i vazhdueshëm ndaj anijeve, kostot e larta të sigurimit dhe varësia nga mbrojtja ushtarake amerikane nënkuptojnë se një “kosto e luftës” mbetet e përfshirë në çmimin e naftës. Të dhënat e fundit të Kpler tregojnë gjithashtu pse rimëkëmbja e eksporteve nuk duhet të ngatërrohet me rikthimin e sistemit të vjetër të tregtimit të naftës në Gjirin Persik.

Para luftës, pothuajse të gjitha eksportet e naftës së papërpunuar të rajonit vareshin nga Hormuzi. Tani, tubacionet, rrugët përmes Detit të Kuq dhe transferimet e naftës nga njëra anije në tjetrën në det të hapur po u ndihmojnë prodhuesve ta anashkalojnë pikën e ngushtë të kalimit.

Kpler tha se sistemi i eksportit të rajonit është rindërtuar në mënyrë efektive rreth kësaj pengese. Sa më shumë naftë që transportohet pa u ndaluar, aq më e dobët bëhet aftësia e Teheranit për ta përdorur Hormuzin si mjet presioni. Por, masat e jashtëzakonshme që nevojiten për ta mbajtur këtë naftë në qarkullim tregojnë gjithashtu se ngushtica mbetet burim ndikimi.

Ghaedi tha se nuk beson se Irani ka gjasa ta sulmojë infrastrukturën energjetike rajonale, pavarësisht komenteve nga Teherani se mund të përshkallëzojë situatën duke goditur objektet e naftës. Ai argumentoi se raportet që e paraqesin Iranin si ta ketë humbur kontrollin mbi Hormuzin mund të rrezikojnë ta provokojnë një reagim të tillë. Për momentin, megjithatë, të dhënat tregojnë për një dobësim gradual dhe jo për një zhdukje të plotë të ndikimit të Iranit.

Dhe për sa kohë që anijet ende kanë nevojë për mbrojtje ushtarake, rrugë të pazakonta dhe mënyra të kushtueshme alternative për ta transportuar atë naftë, Hormuzi mbetet një pikë e cenueshme për Uashingtonin, edhe nëse Irani nuk është më në gjendje të ushtrojë të njëjtin nivel presioni mbi të që kishte në kulmin e luftës./REL

lufta ne iran

Sondazh

Poll

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...