Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtënat me armë në Ndroq, policia del me njoftim zyrtar: Gjendet një çifte, 4 persona përfundojnë në komisariat

Shkruar nga Newsbomb
Të shtënat me armë në Ndroq, policia del me njoftim zyrtar:
Foto e armës së gjetur

Pas raportimeve për të shtëna me armë në zonën e Ndroqit, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, duke dhënë detajet e para për ngjarjen. Sipas uniformave blu, telefonata ka mbërritur në sallën operative të Tiranës, ku është raportuar se në fshatin Zbarqe të Ndroqit ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në zonë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë kontrollit të zonës, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, tip “çifte”, së bashku me municion.

Në njoftimin e bërë publik për mediet thuhej:

“Tiranë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit”.

 

 

 

 


 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese