web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spanja e pandalshme, 41 ndeshje pa humbje. Tjetër fitore në Ligën e Kombeve

3 Tetor 2026, 22:58, Sport CNA

Spanja e pandalshme, 41 ndeshje pa humbje. Tjetër fitore në Ligën

Spanja zgjati në 41 ndeshje ecurinë pa humbje, ndërsa në Ligën e Kombeve regjistroi fitoren e tretë radhazi në grup.

Iberikët mposhtën Çekinë me rezultatin 3-1 në një përballje të dominuar prej tyre. Lamine Yamal zhbllokoi sfidën që në minutën e 6-të duke kaluar spanjollët në avantazh.

Mesfushori Rodri dyfishoi shifrat në minutën e 35-të pas një aksioni të mirëorganizuar.

Çekët u përpoqën të hapnin ndeshjen me golin e Slamës në pjesën e dytë, por Merino vulosi shifrat në 3-1.

Në Ligën B, Zvicra po zhvillon një ecuri të shkëlqyer duke arritur fitoren e tretë pas përmbysjes 2-1 ndaj Sllovenisë.

Në të njëjtin grup, Maqedonia e Veriut pësoi humbjen e tretë radhazi përballë Skocisë me shifrat 0-2.





Lajmet e fundit nga