Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Enët e papastra helmuan fëmijët në kopsht?! Deklarata befasuese e prindit pas situatës alarmante në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Enët e papastra helmuan fëmijët në kopsht?! Deklarata
Koopshti në Korcë

Pas rasteve të gjashtë fëmijëve që shfaqën simptoma gastrointestinale dhe përfunduan në spital në Korçë, prindërit kërkojnë që hetimi të shkojë përtej ushqimit të konsumuar dhe të verifikohen edhe kushtet në të cilat ai është përgatitur. Një prej prindërve ngre dyshime edhe për enët e kuzhinës, duke treguar se dezinfektimi në kopsht është kryer në fillim të shtatorit, ndërsa enët nuk janë përdorur deri pak ditë më parë.

Sipas tij, shërbimi i ushqimit nuk kishte nisur më herët për shkak të mungesës së tenderit dhe ushqimi nisi të shërbehej të enjten. Siç raporton TopChannel, të premten në mbrëmje, djali i tij shfaqi simptoma që prindi i konsideron të ngjashme me një helmim. Pikërisht kjo përkon me dyshimin e ngritur prej tij, nëse enët e kuzhinës kanë qenë të pastra dhe të përshtatshme për përdorim pas një periudhe të gjatë që nuk ishin përdorur.

Prindërit kërkojnë që autoritetet të verifikojnë kushtet higjieno-sanitare të kopshtit, ushqimet e konsumuara nga fëmijët dhe enët e kuzhinës, në mënyrë që të përcaktohet nëse ekziston ndonjë lidhje mes këtyre faktorëve dhe simptomave të shfaqura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese