Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Prindërit e mi drejt ndarjes”/ Selin Bollati rrëfen krizën familjare pas “Big Brother”: Bëra negociata për t’i bashkuar

    E diel me diell në gjithë vendin, temperaturat nga 7 deri në 29°C, si parashikohet moti sot

    Helmimi i dyshuar i 6 fëmijëve në Korçë, procedohen mjekja dhe drejtoresha e kopshtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Prindërit e mi drejt ndarjes”/ Selin Bollati rrëfen krizën familjare pas “Big Brother”: Bëra negociata për t’i bashkuar
    Lajmet e fundit

    “Prindërit e mi drejt ndarjes”/ Selin Bollati rrëfen krizën familjare pas “Big Brother”: Bëra negociata për t’i bashkuar

    October 4, 2026

    Një diskutim mbi divorcin dhe mënyrën se si shoqëria i percepton gratë e divorcuara në emisionin “Goca dhe Gra” u shoqërua edhe me një rrëfim personal nga Selin Bollati.

    Ajo foli për një periudhë të vështirë në marrëdhënien e prindërve të saj, e cila, sipas saj, nisi pas vendimit të saj për të marrë pjesë në “Big Brother”. Selin tregoi se zgjedhja e saj ishte mbështetur nga të dy prindërit, por në përfundim të eksperiencës, qëndrimet e tyre ndaj vendimit të saj ishin të ndryshme dhe kjo solli një konflikt mes tyre.

    “Unë e kam të përjetuar për veten time. Një vendimmarrje që unë bëra për në ‘Big Brother’, njëri prind e suportonte, njëri prind nuk e suportonte dhe askush nuk u drejtua tek unë që të më pyeste pse ti ke marrë këtë vendimmarrje me pëlqimin e njërës palë dhe mospëlqimin e palës tjetër, por ama kaloi në konflikt të brendshëm mes njëri-tjetrit”, tregoi Selin Bollati.

    “E ke për ‘Big Brother’-in?”, e pyeti Ori Nebijaj.

    “Po, rasti i ‘Big Brother’-it. Ishte një vendimmarrje që unë e mora me konfirmimin e të dyja palëve, e të dy prindërve. Por në përfundim të tij nuk ishte një rrugëtim që për njërën palë u përqafua, për palën tjetër ishte thjesht dëshira që unë të sfidoja veten dhe ma dha atë lirinë për ta çuar deri në fund”, u përgjigj Selina.

    Sipas saj, tensionet mes prindërve nuk përfunduan me mbylljen e eksperiencës televizive. Përkundrazi, situata vijoi të përkeqësohej dhe Selin tha se në një moment e kishte parë veten si faktor në krizën që po kalonte marrëdhënia e tyre.

    “Me të mbaruar si eksperiencë, një krisje që vazhdoi edhe pas daljes time ishte për shkakun tim. Pra, unë isha faktori që prindërit e mi në një pikë po pësonin një krisje tepër serioze në marrëdhënie. Unë e kam ndarë shpesh dhe me miqtë e mi kur situata ishte ndezur”, rrëfeu ajo.

    Kjo situatë e bëri Selin të reflektonte edhe mbi divorcin dhe ndikimin që mund të ketë një fëmijë në marrëdhënien mes dy prindërve. Ajo tha se kishte menduar se një fëmijë mund të jetë në disa raste faktor që çon një çift drejt ndarjes, por edhe se mund të shërbejë si forcë për t’i afruar sërish prindërit.

    “Aty kam stopuar në një moment dhe kam thënë: OK, të tilla marrëdhënie në një moment, edhe divorci paska një anë tjetër të një medaljeje, që qenka që shpesh mund të jetë fëmija faktori që mund t’i çojë prindërit në ndarje, por, prapë nga rasti im, në rastin tim po bazohem, mund të jetë prapë fuqia e fëmijës për t’i bërë prapë bashkë.”

    E pyetur nga Orinda Huta se çfarë po ndodhte aktualisht në familjen e saj, Selin zbuloi se prindërit e saj janë bashkë dhe se ajo kishte ndërhyrë për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënies së tyre.

    “Në këtë moment prindërit janë bashkë. Unë e kam ndarë dhe më përpara me publikun dhe kjo ka qenë prej negociimeve që unë kam bërë, pra unë e kuptova që problemi isha unë dhe thashë OK”, tha Selina.

    E pyetur nëse kjo situatë kishte qenë një barrë për të, Selin e cilësoi si një përgjegjësi të rëndë emocionale, duke theksuar se asnjë fëmijë nuk dëshiron të shohë njërin prej prindërve në një situatë të keqe.

    “Është përgjegjësi, se nuk ka fëmijë që asnjërën palë do ta shikojë keq”, u shpreh Selin Bollati.

    Selin Bollati
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Prindërit e mi drejt ndarjes”/ Selin Bollati rrëfen krizën familjare pas “Big Brother”: Bëra negociata për t’i bashkuar

    October 4, 2026

    E diel me diell në gjithë vendin, temperaturat nga 7 deri në 29°C, si parashikohet moti sot

    October 4, 2026

    Helmimi i dyshuar i 6 fëmijëve në Korçë, procedohen mjekja dhe drejtoresha e kopshtit

    October 3, 2026

    “Çështja Ronaldo” ndez Portugalinë, Jorge Jesus shmang pyetjet: Cris është simbol i kombëtares

    October 3, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.