Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Çiflig, ndërron jetë një person, plagoset punonjësi i policisë

04/10/2026 08:00

Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës ku një punonjës policie i qarkullimit, pas lënies së shërbimit, ka goditur me mjetin e tij një biçikletë ku për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas.

Viktima, drejtuesi i biçikletës mësohet të jetë rreth 60 vjeç.

Ndërsa, punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Po kryhen veprimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel