Pamje nga vendngjarja
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të Korçës ku një i moshuar ka humbur jetën në afërsi të fshatit Çiflig. Paraprakisht raportohet se një punonjës i policisë rrugore, i cili sapo kishte mbyllur punën ka përplasur me makinë biçikletën me të cilin lëvizte 60 vjeçari. Për pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Po ashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe punonjësi i policisë, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet vendase kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Sondazh
Poll
