Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i policisë

    Të shtëna me armë në Ndroq, policia gjen dhe sekuestron një çifte dhe municion

    Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai i Maqedonisë së Veriut

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai i Maqedonisë së Veriut
    Të tjera

    Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai i Maqedonisë së Veriut

    October 4, 2026

    Flamuri shqiptar është rikthyer në majën e Korabit, pasi më herët ishte hequr nga vendi ku ishte vendosur dhe ishte zëvendësuar me flamurin e Maqedonisë së Veriut.

    Maja e Korabit, e cila arrin një lartësi prej 2764 metrash, ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është një nga pikat më të larta të rajonit.

    Rikthimi i flamurit kuqezi është bërë nga një grup studentësh shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova, në bashkëpunim me patriotë dibranë nga Maqellara. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj.

    Ngjarja vjen pas një sërë zhvillimesh lidhur me simbolet e vendosura në majën e Korabit. Në fund të shtatorit, në rrjetet sociale u publikuan pamje ku në vendin ku më parë ishte vendosur flamuri shqiptar shfaqej flamuri i Maqedonisë së Veriut. Zëvendësimi i simboleve u raportua edhe nga mediat e Maqedonisë së Veriut.

    Pas publikimit të pamjeve, Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor kërkoi verifikimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës për heqjen e simbolit shqiptar.

    Tashmë, pas rikthimit të flamurit kuqezi në majë, situata ka marrë një tjetër zhvillim, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse autoritetet do të ndërmarrin hapa për të sqaruar rrethanat e zëvendësimit të mëparshëm të flamujve.

    flamuri kuqezi Korabi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i policisë

    October 4, 2026

    Të shtëna me armë në Ndroq, policia gjen dhe sekuestron një çifte dhe municion

    October 4, 2026

    Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai i Maqedonisë së Veriut

    October 4, 2026

    “Prindërit e mi drejt ndarjes”/ Selin Bollati rrëfen krizën familjare pas “Big Brother”: Bëra negociata për t’i bashkuar

    October 4, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.