Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE: Ishin duke ngrënë e duke pirë, familjarët e Sinan Idrizit qëlluan mbrëmë me pushkë në Ndroq, në gusht kërcënoi gazetarët

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE: Ishin duke ngrënë e duke pirë, familjarët e Sinan
Sinan Idrizi, arma e sekuestruar mbrëmë

Detaje të reja kanë dalë në pah nga të shtënat me armë që tronditën mbrëmjen e djeshme Ndroqin, ku bëhet me dije se të përfshirë në këtë ngjarje janë familjarët e Sinan Idrizit, një emër jo i panjohur për mediat dhe policinë.

Konkretisht bëhet me dije se janë shoqëruar në polici shtetasit: Sinan, Ramiz, Serxho dhe Dashamir Idrizi.

Sapo policia është afruar pranë banesës së Sinan Idrizit, të dyshuarit raportohet se kanë hedhur armët e zjarrit, ndërsa mbrëmë u  gjet një prej tyre dhe nuk dihet akoma nëse janë përdorur armë të tjera.

Po ashtu mësohet se tre vëllezër dhe djali i njërit prej tyre, kanë qenë duke ngrënë dhe njëri prej tyre kishte pasur çiften me vete, e para hetuesve ka thënë se ka qëlluar në ajër për qejf.

Sinan Idrizi është personi që u vu në pranga nga policia pas kërcënimit që i bëri grupit të OraNews, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit gusht, të cilët kanë qenë duke punuar për një kronikë televizive, por gjykata vendosi të hetohet në masën arrest shtëpie.

“Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.”, njoftoi mbrëmë Policia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese