Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti tragjik në Korçë

4 Tetor 2026 | 09:02

Detaje të reja janë bërë publike nga Policia për aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku humbi jetën një 60-vjeçar.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:10, kur automjeti i drejtuar nga një 30-vjeçar, punonjës policie jashtë shërbimit, u përplas me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Në momentin e aksidentit, drejtuesi i automjetit, punonjësi i policisë D. M., nuk ishte në shërbim. Pas përplasjes, ai ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit kanë nisur hetimet. Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe efektivë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë.

Autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat e përplasjes, ndërsa pritet që ekspertiza dhe veprimet e tjera procedurale të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi i policisë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të...
08:10 | 04/10/2026

Të shtëna me armë në Ndroq, gjendet dhe sekuestrohet një çifte

Policia ka nisur hetimet pas një telefonate për të shtëna me armë në fshatin Zbarqe, në zonën e Ndroqit mbrëmjen e së shtunës Sipas informacionit...
07:21 | 04/10/2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, njëri mbetet i lënduar

Një konflikt mes dy personave është regjistruar në Korçë, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i lënduar. Në vendngjarje është gjetur një 54-vjeçar, i cili...
20:52 | 03/10/2026