web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punonjësi i policisë në gjendje të rëndë/ Policia jep detaje për aksidentin në Korçë

4 Tetor 2026, 09:01, Kronika CNA

Punonjësi i policisë në gjendje të rëndë/ Policia

Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin e ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve policore, aksidenti ka ndodhur, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Ky i fundit si pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga