Trump: 5 mijë $ për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet

4 Tetor 2026 | 09:10

Donald Trump ka deklaruar se çdo qytetar i rritur në Shtetet e Bashkuara mund të përfitojë 5,000 dollarë, nëse republikanët arrijnë të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Sipas Trump, pagesa do të financohej nga të ardhurat e krijuara përmes politikave të tij ekonomike. Ai e ka paraqitur këtë si një përfitim të mundshëm për qytetarët në rast të fitores së republikanëve në zgjedhje.

Në të njëjtën kohë, Trump ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike në rast se demokratët marrin shumicën në Kongres. Sipas tij, një skenar i tillë mund ta çojë ekonominë amerikane drejt një krize të krahasueshme me atë të vitit 1929.

Deklaratat e Trump vijnë në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet dhe debatit mbi politikat ekonomike që duhet të ndjekë SHBA-ja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejt një përshkallëzimi të ri në Iran? Çfarë sinjalizon vendosja e re e madhe e forcave amerikane?

Vendosja e fundit e 10,000 trupave shtesë amerikane dhe një aeroplanmbajtëse të tretë në Lindjen e Mesme shënon një zgjerim të konsiderueshëm të opsioneve ushtarake...
08:49 | 04/10/2026

Algoritmet, të dhënat personale dhe zgjedhjet, si manipulohet bindja politike online

Rrjetet sociale, inteligjenca artificiale dhe sasia e madhe e të dhënave personale që përdoruesit lënë online po ndryshojnë mënyrën se si mund të ndikohen bindjet...
01:13 | 04/10/2026

Gjashtë dekada negociata, Greqia i dorëzon Bullgarisë eshtrat e Car Samuilit

Më shumë se 1,000 vjet pas vdekjes së tij dhe pas mbi gjashtë dekadash negociata, eshtrat e Car Samuilit janë kthyer nga Greqia në Bullgari,...
00:54 | 04/10/2026