Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg (EMRI)
Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër faze të operacionit policor të koduar “FAST”.
Policia njofton se shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë lokalizuar në zonën e Saukut dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas autoriteteve, ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes në Itali me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.
Bëhet fjalë për veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.
Nga dënimi i dhënë, sipas Policisë, shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me Interpol Romën për përfundimin e procedurave të nevojshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti tragjik në Korçë
Aksident i rëndë në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi i policisë
Të shtëna me armë në Ndroq, gjendet dhe sekuestrohet një çifte
- 09:10 Trump: 5 mijë $ për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
- 09:02 Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti tragjik në Korçë
- 08:49 Drejt një përshkallëzimi të ri në Iran? Çfarë sinjalizon vendosja e re e madhe e forcave amerikane?
- 08:35 Protestë sot në Berlin me moton “Jo në emrin tim”
- 08:32 8 mijë protestues në këmbë kundër pesticideve, protesta masive shpërthen pranë fabrikës së Syngenta-s në Francë
- 08:10 Aksident i rëndë në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi i policisë