E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me mbi 21 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë (EMRI)

Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është kapur në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Ornado Çeta alias Ceta, banues në Tiranë, i cili ishte dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale.

Sipas Policisë së Shtetit, Çeta u lokalizua në zonën e Saukut dhe u arrestua me qëllim ekstradimi. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Reklamë

Gjykata e Apelit e Triestes në Itali e kishte dënuar 40-vjeçarin me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim. Sipas autoriteteve italiane, ai është dënuar për vjedhje të rënda, mashtrim, trafikim të lëndëve narkotike dhe posedim të pasurisë me origjinë kriminale.

Në vendimin e gjykatës përfshihen gjithashtu veprat penale të plagosjes, kanosjes dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë. Nga dënimi i dhënë, autoritetet bëjnë me dije se atij i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me Interpol Romën për përfundimin e procedurave ligjore që do të mundësojnë ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë. Procedurat do të vijojnë në përputhje me vendimet e autoriteteve gjyqësore.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi u realizua në kuadër të operacionit “FAST”, i cili synon lokalizimin dhe kapjen në Shqipëri të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendeve të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.