• Kontakt
Sunday, October 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekonomia në rritje, prodhimi në vështirësi/ Çfarë fshihet pas shifrës 3.61% të PBB-së

09:30 : 04/10/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Rritja ishte e shpërndarë në disa sektorë të ekonomisë, por kontributi më i madh në zgjerimin e PBB-së erdhi nga administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, si dhe nga taksat neto mbi produktet.

Të dhënat tregojnë se grupi i administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë shtoi 1.38 pikë përqindje, ndërsa taksat neto kontribuan me 1.13 pikë përqindje. Së bashku, këto dy komponentë shpjegojnë rreth 70% të rritjes.

Edhe sektorë të tjerë si tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore shënuan rritje.  Edhe pse ndërtimi vijon të shënojë rritje, kontributi i tij në PBB ishte më i ulët krahasuar me periudhat kur konsideroj motor rritjeje. Ndërsa disa sektorë të tjerë si bujqësia dhe disa aktivitete të lidhura me eksportet shënuan rënie.

Pavarësisht parametrave kryesisht pozivitë ekspertë të ekonomisë, thonë problematika qëndron tek cilësia dhe përbërja e kësaj rritjeje, duke ngritur pikëpyetje nëse rritja aktuale po shoqërohet me zgjerim të mjaftueshëm të kapaciteteve prodhuese dhe investimeve për të garantuar një rritje të qëndrueshme.

Lexo edhe:

“Fjalë për fjalë”/ Plagjiaturë edhe në punimin shkencor të ish-ministres së Arsimit, Evis Kushit

DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët

Eduart Gjokutaj, drejtues i organizatës ALTAX me fokus te transparenca dhe politikat e qëndrueshme të zhvillimit, thotë se analizat ekonomike të organizatës e shohin problemin tek ‘cilësia dhe përbërja’ e kësaj rritje.

“Kjo arkitekturë aktuale e ekonomisë po shton volum, por nuk po zgjeron ‘kolonat’ dhe të forcojë bazat për më tej”- i tha ai BIRN-it.

Pra, sipas Gjokutajt,  rritja nuk po mbështetet kryesisht te zgjerimi i kapaciteteve prodhuese private, por në një pjesë e rëndësishme vjen nga sektori publik dhe nga komponenti fiskal i PBB-së.

“Në metodologjinë e llogaritjes së PBB-së sipas metodës së prodhimit, PBB-ja është shuma e vlerës së shtuar bruto plus taksat mbi produktet minus subvencionet. Rritja e tyre mund të rrisë matematikisht kontributin, por kjo rritje nuk përbën krijim të kapacitetit të ri prodhues”- argumenton ai.

Kjo, sipas Gjokutajt, është një panoramë që konfirmohet nga kontributi i sektorëve të tjerë, ku tregtia, transporti, akomodimi, ndërtimi dhe shërbimet ushqimore u rritën, ndërsa bujqësia dhe disa aktivitete për eksport me ndikim në tregun e punës ranë.

Nga ana tjetër, sugjeron ai, të dhënat tregojnë se burimet reale të rritjes sot janë më shumë të lidhura me konsumin, shërbimet, turizmin, pasuritë e paluajtshme, sektorin publik dhe zgjerimin e të ardhurave fiskale, sesa me një cikël të fuqishëm investimesh prodhuese.

Por Gjokutaj vëren një mospërputhje mes rritjes së të ardhurave fiskale dhe bazës prodhuese të ekonomisë, pasi sipas tij, “të ardhurat fiskale janë rritur më shpejt se rritja e bazës produktive që i gjeneron ato”.

Edhe për ekonomistin Klodian Muço të dhënat e INSTAT tregojnë disa aspekte interesante të sektorëve që ndikojnë në rritjen ekonomike, ndërsa konsideron si problematike faktin që nuk shënon rritje sektorët e prodhimit.

“Mund të themi që konsumi ka vazhduar të rritet dhe ky është një tregues pozitiv dhe punësimi ndoshta i shtyrë nga turizmi përsëri ka performuar pozitivisht dhe rritja nga ky sektor performon pozitivisht. Po ashtu mbështetja e investimeve ekonomike është gjithsesi tregues pozitiv, por a është ky një tregues i qëndrueshëm?”- i tha ai BIRN.

“Sigurisht që rritja ekonomike e preferuar do të ishte ajo e rritjes së prodhimit”- shtoi ai.

Sipas Muços, rritja ekonomike e bujqësisë është negative, ndërsa kontributi i industrisë nxjerrëse është i papërfillshëm dhe ndryshe nga herët e tjera edhe sektori i ndërtimit nuk ka kontribut të rëndësishëm.
Nevoja për politika që nxisin prodhimin

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sektori i bujqësisë vijon të shënojë rënie në tremujorin e dytë, duke u tkurrur me 2.29% në terma vjetorë dhe duke dhënë një kontribut negativ prej 0.38 pikë përqindje në rritjen e PBB-së.

Ndërsa industria u rikthye në rritje por ndikimi i saj në ekonominë e përgjithshme mbeti i kufizuar, me vetëm 0.05 pikë përqindje.

Për ekspertët e ekonomisë mungojnë politikat nxitëse për këto sektorë që kanë ndikim më të qëndrueshëm dhe më afatgjatë në rritjen ekonomike.

“Politikës i mungon lidhja e fortë midis të ardhurave fiskale dhe krijimit të kapacitetit të ri ekonomik”- tha Gjokutaj, duke shtuar se politika duhet të heq dorë nga ideja e realizimit të të ardhurave buxhetore, pasi më urgjente është transformimi i të ardhurave në produktivitet, investime dhe kapital njerëzor.

“Prioritetet që duhet të shoqërojnë edhe projektbuxhetin 2027 duhet të jenë rritja e cilësisë së investimit publik dhe disiplina buxhetore (infrastrukturë, energji, digjitalizim), shoqërimi i rritjes së pagave me rritjen e produktivitetit, kalimi nga pasuritë e paluajtshme drejt investimeve produktive, zgjerimi i bazës ekonomike (bujqësi, industri, shërbime profesionale) dhe së fundmi matja e politikës fiskale sipas rezultatit, jo sipas planit buxhetor”- sugjeron ai.

Për Gjokutajn, rritja e të ardhurave tatimore nga rritja e konsumit, pagave, importeve dhe aktivitetit nominal, në kushtet kur kapaciteti prodhues dhe produktiviteti janë rritur shumë më ngadalë, mund të ketë forcuar buxhetin e shtetit, por nuk kanë arritur të përdoren efektivisht për fuqizimin e bazës prodhuese me të njëjtin ritëm.

Në këtë kuadër, Gjokutaj argumenton se modeli aktual duhet të kalojë gradualisht nga një rritje e nxitur nga kërkesa, konsumi dhe aktiviteti publik, drejt një modeli të mbështetur te produktiviteti dhe investimet.

Edhe ekonomisti Muço konsideron si politika stimuluese për një rritje afatgjatë ato që ndikojnë në sektorët që nuk kanë performuar pozitivisht.

“Për sa i përket rritjes afatgjatë nevojiten politika që stimulojnë rritje të prodhimit, automatimizimin e proceseve prodhuese dhe nevojitet mbështetje për sektorin bujqësor me anë të subvencioneve dhe granteve”- thotë ai.

Sipas tij, sigurisht ‘garancia sovrane’ apo nisma ‘dyfisho biznesin tënd’ janë politika të nevojshme pozitive, por jo të mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje problematikave që kanë sektorë si bujqësia, industria tekstile apo sektori i fasonerisë./Birn

Etiketa: ekonomiekonomia shqiptareinvestimesektoret e prodhimitturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fjalë për fjalë”/ Plagjiaturë edhe në punimin shkencor të ish-ministres së Arsimit, Evis Kushit

21:34 : 02/10/2026
AKTUALITET

DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët

18:02 : 30/09/2026
AKTUALITET

Numbeo: Shqipëria ndër më të shtrenjtat në rajon për të ngrënë një vakt jashtë

14:32 : 27/09/2026
BOTA

Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, nën hetim 76 persona, 45 në pranga

20:41 : 25/09/2026
AKTUALITET

Turizmi në gusht shënon rritjen më të dobët që nga pandemia

11:27 : 25/09/2026
AKTUALITET

Moody’s paralajmëron Shqipërinë: Çmimet e banesave në rritje rrezikojnë stabilitetin financiar

15:45 : 20/09/2026

TË GJITHA

Ekonomia në rritje, prodhimi në vështirësi/ Çfarë fshihet pas shifrës 3.61% të PBB-së

09:30 : 04/10/2026

Shkencëtarët paralajmërojnë: Sistemi Diellor do të shpërbëhet shumë më shpejt nga sa mendohej

09:11 : 04/10/2026

Protestë sot në Berlin me moton “Jo në emrin tim”

08:55 : 04/10/2026

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Kursi i këmbimit për këtë të diel

08:39 : 04/10/2026

Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

08:23 : 04/10/2026

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

08:15 : 04/10/2026

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

08:01 : 04/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com