AKTUALITET /

Aksident fatal në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi i Policisë Rrugore (si ndodhi aksidenti)

Shkruar nga Versus

Aksident fatal në hyrje të Korçës, humb jetën

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele në një aksident pranë fshatit Çiflig, në hyrje të Korçës.

Sipas të dhënave paraprake, motori me të cilin udhëtonte viktima është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një punonjës i Policisë Rrugore. Ky i fundit mësohet se sapo kishte përfunduar turnin e punës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi i policisë, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës dhe ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia./Versus.al

Poll