Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në mëngjes në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një person humbi jetën.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, kur një automjet me drejtues D.M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, përplasi një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R.A., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 60-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, shoferi u dërgua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje shkuan grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), që nën drejtimin e Prokurorisë nisën hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së përplasjes.